Hoda: është e dhimbshme që edhe pas një sërë dëshmorësh, ne u kthehemi plumbave

    Ish-pjesëtari i UÇK-së, Besim Hoda në TV21 ka folur për situatën e fundit politike në vend, gjegjësisht aktet e dhunës që lidhen me Aleancën për Shqiptarët.

    “Është shumë e dhimbshme ajo çfarë po shohim tani, pas gjithë peripecive, pas një lufte, pas një sërë dëshmorësh, pas një ideali, pas 24 vjetësh dhe ne kthehemi në plumba”, tha Hoda.

    Sefer Selimi: Kam jetuar me një rrugë me Arben Taravarin, e gjithë rruga është me kamera të sigurisë

    Analisti Sefer Selimi beson se organet e rendit do ta gjejnë shpejtë autorin e veprës kërcënuese ndaj liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke vendosur plumb para shtëpisë së tij në Gostivar.

    Selimi në ClickPlus në TV21 shprehu besimin se autori i kësaj vepre do të zbulohet shpejtë dhe do të vendoset para organeve të drejtësisë, pasi siç tha, e gjithë rruga është me kamera të sigurisë.

    “Unë kam jetuar me një rrugë me kryetarin e Komunës, Arben Taravari. Është e gjitha me kamera. Në çdo cep ka kamera dhe besoj që organet e sigurisë do të arrijnë që në mënyrë të shpejtë ta gjejnë autorin dhe ta vendosin para drejtësisë”, tha Selimi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qoku: Do të jem deputet i opozitës shqiptare në Maqedoni, jam zëri i Vetëvendosjes në RMV

    Lajmi i rradhës

    Përse nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies së ushqimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë