Qoku: Do të jem deputet i opozitës shqiptare në Maqedoni, jam zëri i Vetëvendosjes në RMV

    Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosja duke folur për TV21 për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, ai tha se për herë të parë BDI-ja nuk i ka tre komunat e mëdha shqiptare, siç është Tetova, Gostivari dhe Çairi.

    Qoku po ashtu përmendi se në këto zgjedhje BDI-së do t’i mungojë dhe figura kryesore e organizimit të zgjedhjeve, ajo e Izet Mexhitit.

    “Të bëjmë dy blloqe të fuqishme, ashtu siç ka kërkuar edhe Ali Ahmeti. Është faktor bashkimi, është faktor garantimi, është faktor rregullimi. Për herë të parë, BDI-ja nuk i ka në dorë tre komunar kryesore, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën. Kjo situatë nuk ka qenë në 2020 as në 2016. Për herë të parë ndodh që figura kryesore që ka organizuar zgjedhjet në BDI, Izet Mexhiti, del nga BDI-ja dhe i bashkohet opozitës shqiptare. Për herë të parë opozita bëhet bashkë për qëllimet që duan të arrijnë. Kjo vendosmëri është ndjerë te krahu tjetër dhe i ka kapur paniku. Edhe Arben Taravari janë me këtë frymë”, tha Qoku.

    Qoku: Do të jem deputet i opozitës shqiptare në Maqedoni, jam zëri i Vetëvendosjes në RMV

    Qoku tha se ai do të marrë pjesë direkt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni. Ai tha se Vetëvendosja në Maqedoni nuk mund të garojë si parti më vete, sepse nuk është e regjistruar me siglën e saj këtu, por do të ketë përfaqësimin e saj në opozitën shqiptare dhe ai do të jetë deputeti i saj në listat e opozitës së bashkuar shqiptare.

    “Unë, si anëtar i këshillit të Vetëvendosjes, do marr pjesë direkt në zgjedhje. Nuk ka Vetëvendosje të regjistruar, si subjekt politik i regjistruar. Unë do të përfaqësoj Vetëvendosjen në listat e opozitës së bashkuar. Jam zëri i Vetëvendosjes në Maqedoni. Nuk ka qendër të Vetëvendosjes në Maqedoni, nuk ka subjekt politik, por unë do të jem deputet që do të përfaqësojë opozitën, deputet i pavarur, por nuk mund të përfaqësoj siglën sepse nuk është e regjistruar. Përfaqësoj idetë e vetëvendosjes. Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoni është një lloj rregullatori dhe shqiptarët e Maqedonisë janë të lumtur se Vetëvendosja është prezente këtu”, shtoi Qoku.

    Qoku nga VV-ja: Bashkimi i Taravarit me opozitën, rrezikon fuqishëm BDI-në dhe Ahmetin

    Ai deklaroi se është e pritshme që të ketë tensione tani, kur Arben Taravari vendosi t’i bashkohet opozitës shqiptare. Sipas tij kjo bëhet nga BDI, ngaqë për herë të parë rrezikohet fuqishëm.

    “Kemi në pushtet një konjukturë që është tejet e korruptuar, që është BDI-ja në krye me Ali Ahmetin dhe natyrisht këta njerëz do të sjellin situata të këtilla të tensionuara, ku do të ketë shpërthime herë këtu e herë atje, sepse këta e shikojnë, se për herë të parë, pas 22 vjetësh në pushtet po del në shesh një opozitë e bashkuar, me synime të qarta. Dhe tani me bashkimin edhe të Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët u bë e qartë si loti, si kristali që për herë të parë rrezikohet fuqishëm BDI-ja”, tha mes tjerash Qoku. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Puna në RMV kryhet vetëm me korrupsion!  

    Lajmi i rradhës

    Hoda: është e dhimbshme që edhe pas një sërë dëshmorësh, ne u kthehemi plumbave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë