Hotelierët: Nuk do të rriten çmimet e hoteleve, pavarësisht rritjes së çmimit të rrymës

    Rritja e çmimit të rrymës nga 1 korriku nuk do ta rrisë çmimin e prenotimeve turistike, as në hotele e as në akomodim privat, sigurojnë hotelierët. Kjo për shkak se konsumatorët e vegjël apo kompanitë më të vogla do të marrin fatura të njëjta të energjisë elektrike, sepse shumë hotele kanë instaluar panele fotovoltaike.

    “Shpresojmë që kjo rritje e çmimeve të mos jetë aq e ndjeshme dhe të kalojë më lehtë se vitin e kaluar. Për dallim nga viti i kaluar, tani pothuajse nuk ka hotel që nuk ka instaluar centrale fotovoltaike të cilët e lehtësojnë punën e hoteleve me harxhimet e energjisë elektrike”- deklaroi Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

    Çmimet e aranzhimeve në kulmin e sezonit turistik në brigjet e liqenit të Ohrit në hotelet me 4 apo 5 yje variojnë nga 40 euro deri në 60 euro për një natë, me mëngjes të përfshirë, të cilat sipas HOTAM-it janë ende më të lirat në rajon.

    “Aty ku jemi, ne jemi ende një nga destinacionet më të lira nëse krahasojmë me Kroacinë, Malin e Zi, Greqinë dhe madje edhe Shqipërinë. Ende jemi nga një kategori më e lirë e objekteve akomoduese”- tha Kërste Bllazheski, kryetar i HOTAM.

    Sektori i hotelerisë e ndjeu fuqishëm krizën energjetike vitin e kaluar, ku hotelet më të mëdha në fund të vitit dolën me humbje. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Janakieski nga burgu shtëpiak dërgohet në burgun e Idrizovës

    Lajmi i rradhës

    Si të kujdeseni për freskinë e vajit të ullirit gjatë ditëve të nxehta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë