Hovenier: Marrëveshja Kosovë-Serbi është e mundur në mandatin e Kurtit dhe Vuçiqit

    “Dialogu në Bruksel është mënyra më e mirë për të realizuar vizionin që ndajmë – ta shohim Kosovën të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Qeveria e Kosovës ka të drejtë që të marrë vendime sovrane rreth aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin e Kosovës, përfshirë edhe në Këshillin e Evropës,” kështu tha ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një intervistë për mediumin serb kossev.

    Hovenier gjatë kësaj jave vizitoi për herë të parë Mitrovicën e Veriut që nga emërimi si ambasador i SHBA-së në Kosovë.

    Ai ka drekuar me përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët ia kanë përcjellë “shqetësimet e tyre”, si dhe u ka përcjellë përkushtimin e SHBA-së për disa parime, ndër to “që Kosova është sovrane dhe e pavarur”.

    “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se në Bruksel duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila ka për qëllim njohjen reciproke”, tha Hovenier.

    Ambasadori nënvizon se vendi i tij e mbështet fuqishëm këtë proces dhe “do të punojë me partnerët tanë për ta përmirësuar atë”.

    Edhe pse thotë se gjithçka varet nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, Hovenier beson se një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë mandateve aktuale të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.

    “Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët do të duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe kreative ndërsa kjo të arrihet shumë shpejt”, përfundoi ambasadori.

    Hovenier ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se shumëçka ka ndryshuar që nga vizita e fundit në Mitrovicë në vitin 2007, kur ka punuar në ekipin e Martti Ahtisaarit. 

    Lajmi Paraprak

    Edhe andrrat shiten…

    Lajmi i rradhës

    Rafajlovski: Nuk kemi bërë asgjë, kemi mbyllur fabrika, nuk i kemi më mjeshtrit që kishim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë