Hoxha: Kjo që ndodhi në Zhelinë, tejkalon çdo vlerë demokratike dhe europiane

    Zyrtari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në një konferencë për shtyp ka folur rreth vendimit të KSHZ-së që në Zhelinë të ketë rivotim në vendvotimin 2107. Hoxha deklaroi se Lëvizja Besa në vazhdimësi ka toleruar shumë çështje të vogla diskutabile, edhe atë vetëm me qëllim fotografinë e madhe për një të ardhme euro-integruese të vendit. Në momentin që Lëvizja Besa merr hov për rikthim të fuqishëm në skenën politike, për fat të keq, sipas Hoxhës, në skenë shfaqen metodat kriminale të BDI-së, shkruan Nistori.

    “Ashtu siç jeni informuar, me parashtresë nga vëzhguesi i BDI-së, edhe përkundër faktit se askund në procesverbal nuk është vendosur diçka e tillë, në Komunën e Zhelinës do të prishet vendvotimi 2107, vendvotim ky që rastësisht voton kandidati për kryetar komune i BDI-së, dhe po në të njëjtin vendvotim BDI ka fituar me rezultat dyfish më të madhe se Lëvizja Besa”, tha Hoxha.

    “Lëvizja Besa gjatë ditës së sotme, por edhe nesër do të vazhdojë konsultimet brenda partisë për të marrë vendim se si duhet të vazhduar më tutje. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në orientimin tonë për një të ardhme evropiane të vendit, me gjitha vlerat e demokracisë që promovon Bashkimi Evropian, por nuk do lejojmë që të jemi në një tavolinë me struktura politike që duan ta shtrembërojnë vullnetin politik të popullit”, u shpreh Hoxha.

    Hoxha po ashtu tha BDI nuk ka respektuar partnerin e koalicionit qeveritar për rastin në Zhelinë dhe se ai vet personalisht do të japë dorëheqje nga pozita e ministrit.

    “Edhe sikur të vendosin organet e partisë që të vazhdojë qeverisja, unë nuk do të jem pjesë e qeverisë”, tha Hoxha.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është uji i panjës, përfitimet e tij

    Lajmi i rradhës

    BE ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës po i bartin pasojat pa fajin e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë