Në pyetjet se a është dakord që në këmbim të mbështetjes për Tetovën, ta dorëzojë postin e ministrit një kuadri të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Arjanit Hoxha nga Besa në ClickPlus është përgjigjur:
“Për ta fituar Tetovën nesër jam i gatshëm ta lë Ministrinë e Bujqësisë”.
Kjo vjen pasi Besa instiston në marrjen e një mbështetje nga AShja për kandidatin e saj për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale kundër Teuta Arifit të BDI-së.
Nga ASh paraprakisht nëpërmjet një kumtese të dërguar në media kanë bërë të ditur se ende nuk ka një vendim për përkrahje direkte të ndonjërit kandidat, ndërkaq ditë më parë Hoxha u takua me sekretarin e ASh-së, Arben Taravari pasi Elmi Aziri nga ASh në ClickPlus shprehu gatishmëri që të mbështesë Kasamin në Tetovë. /TV21/