Hoxha reagon për deklaratën e Ibrahimit

    Sapo mbaroi ClickPlus, i menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha.

    Një një deklaratë për TV21, dërgon disa pyetje deri te Zeqirija Ibrahimi i Alternativës, i cili ishte në ClickPlus.

    Reagimi i plotë i Hoxhës:

    Duke qenë të apostrofuar si Lëvizje BESA nga personi që keni në studio mund të komentoj vetëm një gjë: me zor mund të marrësh dhe jo të japësh!
    A ka mundësi z.Ibrahimi të tregon se 2020 kur kërkonte vota në zgjedhjet parlamentare a ishte Qeveri apo opozitë? Dhe si ka mundësi që ende si opozitë të kenë 3 drejtora dhe atë:

    1. Shtepia Muze – Nena Terezë Shkup
    2. Drejtor i shkolles për fëmijë me invaliditet – (drejtor eshte kandidati i Alternatives në Studenican)
    3. Drejtori i Pallatit të Kulturës Kërçovë – kryetar dege i Alternatives

    Ndërkaq Ibrahimi në ClickPlus tha se nëse Besa duan vota nga opozita, ata duhet të dalin nga qeveria fillimisht dhe të dorëzojnë interpelancë ndaj të njëjtës./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Ibrahimi: Thaçi ja ka huq disa herë, nuk i zihet besë deklaratave të tij

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Koalicioni qeveritar i qëndrueshëm, nuk është koha për zgjedhje të parakohshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë