Ibrahimi: Thaçi ja ka huq disa herë, nuk i zihet besë deklaratave të tij

    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për Klan Maqedoni tha se Alternativa me 4 deputetë do të bëhet pjesë e Qeverisë dhe se kjo është punë e kryer. Ai shtoi se është i mirë informuar nga Zaevi dhe Ahmeti, por këtë ata nuk po e bëjnë publike për të mos shkaktuar shqetësim te Lëvizja Besa.

     “Zaevi dhe Aliu nuk mundem me thanë, po unë e them hapur,  është kryer puna me Alternativën. 4 deputet të Alternativës do të jenë mbështetës të Qeverisë dhe do të jenë pjesëmarrës në Qeveri. E këtë nuk e thotë Zaevi se i thotë Ailut se nuk dua të shkaktoj tronditje. Besoj se pajtoheni se unë jam i informuar dhe nuk kam arsye se përse të gënjej. Ata nuk munden me thanë se do të shkaktojnë shqetësim te Bilalli”, tha kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

    Deklaratën e Thaçit, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa e konsideron si përpjekje për të krijuar përçarje në koalicion. Ai madje shtoi se menjëherë pas raundit të dytë, do të fillojnë bisedimet për shumicë të re parlamentare.

     “Në qoftë se është i vërtetë fakti që ai është më i informuari i bie se plot herë në jetë e ka huq ai njeri. Ju çdoherë duhet t’i merrni me shumë rezervë gjërat që ai thotë. Janë gjëra në kuadër të fushatës parazgjedhore për të futur përçarje në kuadër të koalicionit. Janë të parëndësishme dhe krejt relative koalicioni ynë të funksionon në mënyrë më të mirë dhe ne shpresojmë që prej të hënës të fillojmë të punojmë për shumicën e re”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

    As sekretari i ASh-së, Arben Taravari, nuk beson se Alternativa, pas rrethi të dytë të lokaleve do të jetë pjesë e Qeverisë.

     “Nuk besoj se bëhet se bëhet shumicë e re. Kështu që do të bëhet pjesë e Qeverisë, por së bashku me ne dhe partitë e tjera, por me shumicë të re”, potencoi Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

    Për shumicë të re parlamentare, vazhdimisht flet edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Disa herë ka theksuar se pret që pas raundit të dytë të lokaleve do të ketë shumicë të re parlamentare në Kuvend./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Drejtësia që zhgënjen gratë

    Lajmi i rradhës

    Hoxha reagon për deklaratën e Ibrahimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë