Hoxha: Të gjithë bujqit në RMV janë të mbrojtur

    Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha në lidhje me shitjen e tokës bujqësore u shpreh se të gjithë bujqit janë të mbrojtur edhe ata që kanë sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha të tokës, por edhe ata të cilët kanë sipërfaqe më të vogla, përcjell Nistori.

    Sipas tij për herë të parë propozim/ligji në fjalë në mënyrë transparente do të vendoset në shqyrtim publik dhe do të merren parasysh të gjitha mendimet.

    “Sa i takon formës dhe mënyrës se çka planifikohet përmes këtij propozim ligji të shitet, në procedurën e shitjes janë paraparë pesë procese që duhet të ndodhin. Procesi i parë është me shpallje publike, respektivisht me thirrje publike dhe kjo vlen për të gjithë ata të cilët kanë për momentin toka me qira nga Ministria e Bujqësisë dhe dëshirojnë që të njëjtat t’i blejnë, normalisht duke respektuar çmimoren dhe procedurën se si duhet të vijnë deri te kjo”, ka deklaruar Hoxha ndër të tjera në “Magazina Ekonomike”.

    Ai më tej shton se në rast se personi që e ka me qira tokën, nuk është i interesuar për ta blerë, atij i vazhdon qiradhënia, respektivisht marrja me qira e asaj toke, konform kontratës që e ka lidhur. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bazat për bashkëjetesë

    Lajmi i rradhës

    Si lidhet digjitalizimi në arsim me rastin e Tomas Edison dhe shpikjes së projektorit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë