Hoxha aludon se Kastriot Rexhepi është kërcënuar dhe shantazhuar?!

    Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha së fundi në një postim në Facebook ka shkruar se kulmi i rrezikut të demokracisë arrin kur përmes formave jodemokratike edhe deputetëve iu pamundësohet shprehja e lirë e vullnetit. Kërcënimi, shantazhi apo format e tjera të ndikimit janë tregues për instalimin e një regjimi që është vënë mbi vullnetin e popullit, përcjell Nistori.

    “Kulmi i rrezikut të demokracisë arrin kur përmes formave jodemokratike edhe deputetëve ju pamundësohet shprehja e lirë e vullnetit. Kërcënimi, shantazhi apo format e tjera të ndikimit janë tregues për instalimin e një regjimi që është vënë mbi vullnetin e popullit. Edhe përkundër gjithave Lëvizja BESA vazhdon luftën. Ecim në rrugën tonë të shenjtë për ta mposhtur ZULLUMIN! Çdokush individualisht do përgjigjet për veprimet e veta, ndërsa Lëvizja BESA vazhdon rrugëtimin politik. Bashkëpunimi opozitar me ASH-AAA do vazhdojë deri në rënimin e fundit të këtij regjimi.”, – shkruan Hoxha.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski krahason Rexhepin me Amdi Bajramin

    Lajmi i rradhës

    Sonte zhvillohen 10 ndeshje eliminatore për “Katar 2022”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë