Hoxhë Ferid Selimi pajton dy familje të mëdha shqiptare nga Shkupi e Kumanova

    Dy familje nga rajoni i Shkupit dhe Kumanovës i kanë falur gjakun njëra-tjetrës dhe sot e kanë arritur pajtimin mes tyre. Bëhet fjalë për familjen Masllani nga Breza e që jetojnë në Haraçinë dhe familjen Osmani nga fshati Stançiç e që jetojnë në Opajë të Kumanovës.

    “Dy familjet ia shtrinë dorën e pajtesës njëri-tjetrit sot më datë 10 Shkurt 2023. Dy familjet 13 vite ishin në ngatërresë të madhe, pasi ndodhën disa incidente mes tyre ku kishte të plagosur dhe të vrarë. Pas iniciativave të shumta të cilët janë munduar që t’i pajtojnë këto dy familje, sot ishte nderi i madh i këshillit të pajtimit, të cilët morën besën e faljes”. –  thonë nga Këshilli i Pajtimit.

    Në krye të këtij këshilli që arriti të pajtojë dy familjet kanë qenë Selajdin Shahini nga Sllupçani, baba i dëshmorit Abdulmexhid Shahini, ish komandanti i UÇK-së, Xhezmi Sulejmani nga Majanca, biznesmeni Izair Murtezi nga Shkupi, mjeku Zekerija Shahini dhe imami i njohur Ferid Selimi. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Pse demokracia jonë nuk bën dot plane afatgjata?

    Lajmi i rradhës

    Sali: 500 mjekët nga RMV nuk do të shkojnë për të ndihmuar në Turqi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë