Sali: 500 mjekët nga RMV nuk do të shkojnë për të ndihmuar në Turqi

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se 500 mjekë nga Maqedonia e Veriut janë paraqitur vullnetarisht për të shkuar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Turqi, por ambasada turke në Shkup është përgjigjur se nuk është e nevojshme të shkohet në terren, përcjell Nistori.

    “Gatishmëria dhe përkushtimi juaj për të ndihmuar ata që kanë nevojë gjatë kësaj kohe sfiduese është i paçmuar. Ne morëm informacion nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut që nuk ka nevojë të shkojmë në terren, por gjithashtu shprehën falënderime dhe mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në këtë kohë të vështirë.” – shkruan Sali.

    Ministri Sali falënderon të gjithë 500 mjekët që kanë ofruar gatishmërinë të shërbejnë në zonat e tërmetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hoxhë Ferid Selimi pajton dy familje të mëdha shqiptare nga Shkupi e Kumanova

    Lajmi i rradhës

    Nesër jepet premiera e shfaqes “Në emër të atit” në Cyrih të Zvicrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë