Hristijan Mickoski përsëri në krye të VMRO-DPMNE-së

    Hristijan Mickoski u rizgjodh sërish në krye të partisë VMRO-DPMNE, shkruan Alsat.

    Kandidatura e tij u mbështet nga 489 nga 493 delegatë.

    Mickoski ishte i vetmi kandidat për kryetar të partisë opozitare.

    Në kongresin e sotëm u prezantua doktrina apo platforma e re e partisë, ndërsa në fjalimin e tij pak para fillimit të kongresit, Mickoski tha se partia për një kohë të shkurtër do të qëndrojë në opozitë dhe se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kërkohet paraburgim për të dyshuarit e rastit të Gllogjanit

    Lajmi i rradhës

    Këshilli Kombëtar i PD-së dënon lëvizjet që bëri dje Sali Berisha, mbështet Bashën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë