HRW i bën thirrje Mongolisë ta arrestojë ose t’ia mohojë hyrjen Putinit

    Fotografia: TheGuardian

    Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje Mongolisë t’ia mohojë hyrjen, ose ta arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka ndër mend ta vizitojë këtë vend më 3 shtator.

    Putini kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), të cilës Mongolia iu bashkua më 2003.

    GJNP-ja, një gjykatë e përhershme për krimet e luftës me seli në Hagë, më 2023 e lëshoi një urdhërarrest për Putinin për dëbimin e dyshuar të fëmijëve nga Ukraina, gjë që cilësohet krim lufte.

    “Mongolia do t’i shpërfillë detyrimet e saj ndërkombëtare si një anëtare e GJNP-së, nëse e lejon vizitën [e Putinit] pa e arrestuar atë”, tha të hënën Maria Elena Vignoli, avokate e lartë ndërkombëtare në HRW.

    Kremlini tha më 30 gusht se nuk “brengoset” për udhëtimin e Putinit, duke shtuar se Rusia ka “dialog të mrekullueshëm me miqtë tanë nga Mongolia”. /REL/

    Lajmi Paraprak

    BDI: Komuna e Tetovës ka bërë marrëveshje për transportin e nxënësve me një kompani të afërt me Kasamin

    Lajmi i rradhës

    Shtypi gjerman: loja e Vuçiqit me Perëndimin po funksionon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë