Hulumtimi: nxënësit viktikmë e dhunës në shkollë

    Një numër i madh i nxënësve dhe prindërve të tyre, vlerësojnë se dhuna është prezente nëpër shkolla, ndërsa rreth 46 për qind e nxënësve të anketuar, janë deklaruar se ishin viktimë e ndonjë lloji të dhunës. Kështu flasin të dhënat e hulumtimit “Të drejtat e fëmijëve tanë në shkollat tona”, të realizuar nga Fondacioni “Hap pas Hapi” në bashkëpunim me Avokatin e Popullit.

    Të anketuarit pajtohen që viktimë e dhunës janë kryesisht nxënës që vijnë prej familjeve me status më të ulët financiar dhe shoqëror.

    “Për fat të keq fëmijët që vijnë prej familjeve me status më të ulët financiar dhe shoqëror, e kanë vendin e parë si viktima të dhunës në shkollat e tyre dhe për këtë çështje janë pajtuar në përgjigjet e tyre edhe nxënësit edhe prindërit edhe mësimdhënësit.

    Ndërsa lidhur me pyetjen se kush është ai që kryen dhunë, më së shpeshti këto janë fëmijët prej familjeve me status më të lartë financiar dhe shoqëror, pra prej familjeve të pasura. Si dhe nxënësit hiperaktivë”, tha Natasha Angeleska, “Fëmijët në vend të parë”.

    Këtë vit, deri të premten e kaluar, te zyra e Avokatit të popullit kanë arritur 191 denoncime për shkelje të të drejtave të fëmijëve, në fusha të ndryshme. Më së shumti ka ankesa në korrniza të raporteve familjare.

    “Edhe më tej mbetet numri më i madh i denoncimeve të dorëzuara për shkelje të të drejtave në korrniza të familjeve, apo raporteve familjare, ku gjithashtu vendoset theks edhe te dhuna ndaj fëmijëve në korrniza të familjes. Më tej janë të shumta denoncimet për shkelje të të drejtave në arsim, arsimin parashkollor, fillor, të mesëm dhe gjithsesi një numër i madh i denoncimeve kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, ose ndonjë lloj tjetër keqpërdorimi, përfshirë edhe bulizmin mes fëmijëve”, u shpreh Vaska Naumovska Mustafa, zv/Avokate e Popullit.

    Duke marrë parasysh gjetjet dhe përfundimet e hulumtimit, rekomandohen trajnime dhe informacione të vazhdueshme të mbi të drejtat e fëmijëve.

    Institucionet kompetente rekomandohet të kryejnë kontrolle të shtuara për parandalimin e dhunës në shkolla. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ilirjana Bajrami, themeluese e portaleve propagandistike të BDI-së

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e zinkut në trup | Shenjat që nuk duhet të injoroni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë