HYRJA E ASh-së NË QEVERI | Taravari mohon zërat për arritjen e marrëveshjes

    Aleanca për Shqiptarët, e udhëhequr nga Arben Taravari, vazhdon të mohojë për një marrëveshje me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për të hyrë në Qeveri. Ndonëse një pjesë e mediave i referohen burimeve nga partia dhe thonë se për dikasteret e sakta janë marrë vesh dhe pas takimit të parë Taravari-Kovaçevski, kreu i Aleancës ka qëndrim të kundërt, përcjell Nistori.

    “Nuk ka lidhje. Spekulim i pastër”, tha Taravari për “A1on”, i pyetur nëse hyrja në Qeveri është rënë dakord bashkë me dikasteret e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë.

    Prej dy javësh në opinion qarkullojnë informacione se Aleanca për Shqiptarët po negocion për hyrjen në Qeveri. Të premten e fundit ka pasur edhe takim ndërmjet Taravarit dhe Kovaçevskit, për të cilin lideri i Aleancës ka thënë se është biseduar për diçka tjetër, por jo për hyrjen në Qeveri. Pas kësaj, në opinion dolën informacione se të dy ishin me Ali Ahmetin në Zajas, gjë që u përgënjeshtrua edhe nga Aleanca për Shqiptarët.

    Mirëpo, jozyrtarisht, mbështetja e Aleancës për Shqiptarët do t’i kushtonte Qeverisë tre ministri dhe një numër të madh drejtorësh që do të menaxhoheshin nga kuadro të kësaj partie politike. Në këmbim, shumica qeverisëse do të marrë mbështetjen e tetë deputetëve të rinj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Përkundër kërcënimeve, nuk do të heqim dorë nga identiteti shqiptar”

    Lajmi i rradhës

    Situata në veri heq nga agjenda liberalizimin e vizave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë