HYRJA NË KOSOVË – Prej sot masa të reja kundër Covid-19 në Kosovë

    Qeveria e Kosovës ka njoftuar të premten (4 shkurt) për masat e reja kundër COVID-19 që do të hyjnë në fuqi nga e shtuna (5 shkurt).

    Sipas ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ndryshime do të ketë në masat aktuale lidhur me personat që hyjnë në Kosovë, kufizimin e lëvizjes dhe punën e bizneseve.

    “Kemi vendosur lehtësimin gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik, por njëkohësisht synojnë të ngadalësojnë infektimin”, tha ministri LAtifi në konferencë për media.

    Me masat e reja, personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë certifikatën e vaksinimit të plotë me dy doza, ose vaksinimin me një dozë së bashku me një test negativ PCR.

    Sipas masave të miratuara, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën, është e obligueshme në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.

    Sa i përket kufizimit të lëvizjes, orë policore do të ketë nga ora 24:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.

    Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet vetëm deri në orën 22:00.

    Qeveria, po ashtu, ka lejuar punën e palestrave që iu ishte ndaluar puna me masat e deritashme.

    Në konferencën ku u bë njoftimi për masat e reja, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se masat e fundit që ishin ndërmarrë më 21 janar kanë dhënë efekt në ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron.

    “Ngadalësimi i rritjes së rasteve ka filluar gjashtë ditë pas marrjes së masave”, tha ai.

    Rikujtojmë se të premten më 4 shkurt janë regjistruar 1853 raste të reja me COVID-19.

    Gjatë kësaj jave është parë një rënie e ndjeshme e numrit të rasteve me COVID-19 në krahasim me javën e kaluar ku rastet ditore kalonin numrin 3 mijë.

    Lajmi Paraprak

    “Jo”-të e Kurtit cenojnë marrëdhëniet me SHBA-në

    Lajmi i rradhës

    Dënimi i Tahirit | Reagon ambasadorja Kim: Pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë askush nuk është mbi ligjin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë