“I bëjmë thirrje Fatmir Deharit të mos i ndërtojë me forcë këtu banesat sociale, le ta ndryshojë projektin” – vazhdojnë protestat në Ivanidoll

    Vazhdon protesta e banorëve të lagjes Ivanidoll në Kërçovë. Si duket banorët janë të vendosur që të mos lejojnë të ndërtohen në lagjen e tyre banesat sociale dedikuar familjeve me gjendje të rëndë ekonomike.

    Banorët dy herë radhazi kanë ndaluar punimet e Komunës së Kërçovës për këto banesa dhe pas asaj kanë protestuar disa herë. Protestuesit i dërguan porosi Deharit duke i thënë se kjo nuk është protestë politike.

    “I bëjmë thirrje Fatmir Deharit të mos mundohet që me forcë këtu ti ndërtoj ata banesa sociale sepse kjo është lagja më e qetë deri më tani dhe le ta ndryshoj projektin. Nga këtu e porosisim le të ndërtojë çerdhe, shkolla, ambulantë. (ngjitje) Zotëri Dehari 9 vjet je në funksion asnjë gozhdë nuk e kë vendosur në Ivanidoll. Ndërsa tani me forcë do të na ndash. T’ju tregojmë prej këtu zotëri Dehari se ky nuk është tubim politik”- thotë një protestues.

     “Ne si banorë të lagjes Ivanidoll jemi kundër ndërtimit të këtyre banesave sociale të dedikuara vetëm për një grup të caktuar edhe kundër thyerjes së të drejtave të qytetarëve tjerë me rrezik social sepse në komunën tonë ka edhe qytetarë të tjerë me status të këtillë dhe nuk janë me etni të caktuar. Nuk duam të besojmë zërat të cilat po rrotullohen në komunën tonë se e gjithë kjo është në një mënyrë favorite nga ana e kryetarit për këtë kategori njerëzish me qëllim që të fitoj trup votues”- thotë një tjetër protestues.

    Ata thonë se Dehari nuk i ka pyetur banorët si dhe nuk i pranon që të flasin, por disa ditë më parë Fatmir Dehari kryetarë i Komunës së Kërçovës tha se banorët mund të shkojnë në zyrën e tij të flasin për problemet e lagjes, por jo edhe për banesat sociale. Ai protestat i cilëson më shumë si politike se sa kërkesë për mos ndërtimin e banesave sociale.

    Protestuesit thonë se protestat nuk do t’i ndalin dhe asnjëherë nuk do të lejojnë që ato 30 banesa sociale të ndërtohen në lagjen e tyre. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Arrestohen 12 persona në Strugë për prerje të paligjshme të druve

    Lajmi i rradhës

    Sa ka ndikuar shtrenjtimi i jetës në xhepin e tetovarëve?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë