Sa ka ndikuar shtrenjtimi i jetës në xhepin e tetovarëve?!

    A do t’i reduktojnë qytetarët harxhimet për pushimet verore pas shtrenjtimit të fundit!? TV21 realizoi një anketë me disa qytetarë në Tetovë, për t’i pyetur se sa shtrenjtimi i jetës ka ndikuar në xhepin e tyre dhe se a do të kenë mundësi të shkojnë sivjet për pushime plazhi!?

    “Të gjitha çmimet janë duke shkuar lartë e më lartë. Mund të shkojnë ata çka kanë, ata çka nuk kanë nuk mund të shkojnë.”

    “Si në Austri si këtu njëjtë janë, shtrenjtë janë me këtë rrogë që kanë.

    A mendon se do mund të shkojnë në det njerëzit. Nuk e besojë se edhe atje shtrenjtë janë edhe kanë hip çmimet.”

    “Çmimet janë rritë sa të duash, fukaraja nuk ka bukë të haje. Pushime?  Ku ka pare be vëlla, shkojnë ata që kanë bë biznes që vjedhin, aj fukaraja nuk mund ta she detin asnjëherë.”

    “Janë rritë shumë janë rritë, për mua tre herë, dikush nuk ka as pension. Çfarë deti nuk mendoj për det , nuk mbetet  be vëlla, asgjë nuk mbetet.”

    “6000 denarë marr.  Ku do shkosh, jo be çfarë deti.”

    “Çmimet janë rritë shumë, shumë lartë , jo çfarë deti edhe ëndërr  nuk e shohim , nuk mbërrijmë as për cigare dhe bukë.”

    “Shumë janë rritë. Ata që kanë do të shkojnë ndërsa ne që s’kemi nuk mund të shkojmë.”

    Por  ne ishim edhe në një agjenci turistike dhe pyetëm se a ka interesim për rezervime. Nga atje na thanë se për çdo ditë nisen nga dy aeroplanë  të mbushur përplot dhe se muaji korrik është mbushur dhe nuk ka më vende të lira.

    “Oferta turistike këtë vit ka, për në Turqi, Shqipëri, Mal të zi, por më shumë janë të fokusuar për në bregdetin e Turqisë. Këtë vit ka rritje të kërkesës për në Bregdetin e Turqisë, por edhe të Shqipërisë . Prej dy fluturimeve që janë në ditë, muaj i shtatë është i mbushur.”- thotë Besim Raufi – agjenci turistike.

    Për një çift për 7 ditë, çmimet fillojnë nga 1000 euro e  më lartë për bregdetin e Turqisë, ndërsa në Shqipëri një natë në akomodim në një hotel çmimet fillojnë nga 80 euro e lartë për person.”

    Lajmi Paraprak

    “I bëjmë thirrje Fatmir Deharit të mos i ndërtojë me forcë këtu banesat sociale, le ta ndryshojë projektin” – vazhdojnë protestat në Ivanidoll

    Lajmi i rradhës

    LSM nesër bllokon rrugët, nga ora 7 – 10:00 regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë