I caktohet paraburgimi poetit Gjin Morina për nxitje të urrejtjes fetare

    Gjykata kompetente në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Haxhi Mehmeti – Gjini për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë  i njëjti dyshohet se më 12 gusht 2021, në Gjakovë, pikërisht brenda një hoteli gjatë promovimit të librit të tij, nxit dhe publikisht përhap urrejtje dhe përçarje.

    “Në mesin e përmbajtjen të këtij libri, janë të shkruara disa poezi si, “Qohu Enver”, “Shporruni njëherë e përgjithmonë”, dhe “Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prish rendin publik në Republikën e Kosovës” thuhet në kumtesë, njofton Klankosova.tv.

    Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

    Teksa poeti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 14 gusht 2021.

    Lajmi Paraprak

    Napolitano: Nëse Arbën Xhaferi do të kishte qenë amerikan, do të kishte pushtuar botën me diplomaci

    Lajmi i rradhës

    Masa restriktive edhe në kufij, për hyrje dhe dalje nga vendi!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë