I dënuar, por ende nuk është shkarkuar – Ixhet Memeti do të marrë edhe një pagë

    Ixhet Memeti do të marrë pagë edhe për muajin gusht. Arsyeja për këtë është se Kuvendi ende nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e tij si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

    Funksionari shumëvjeçar pranoi se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në një lëndë, andaj u dënua me dënim të kushtëzuar me burg prej një viti dhe ndalesë për të punuar për tre vitet e ardhshme.

    Nga Kuvendi pohojnë se ende nuk ia kanë konfirmuar dorëheqjen Memetit. Thirren në Rregulloren se këtë do ta bëjnë në seancën e parë të radhës.

    “Kuvendi në seancën e parë të radhës, pa debat, konstaton se bartësit të funksionit publik apo ndonjë funksioni tjetër, mandati i ndërpritet ditën e mbajtjes së seancës”, thuhet në rregulloren e Kuvendi, neni 121.

    Seanca e ardhshme e Kuvendit është caktuar për më 3 shtator. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    LSDM do të protestojë para ministrisë së arsimit për mos rritjen e pagave

    Lajmi i rradhës

    STANET E SHIPKOVICËS | Një fshat zviceran në zemër të Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë