I është djegur makina një prokurorit në Shkup – dyshohet se ka lidhje me lëndët që ai po heton

    Gjatë natës, autorë të panjohur kanë djegur veturën e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup. Po ndërmerren veprime intensive për gjetjen e autorëve dhe sigurohen të gjitha provat në terren, përcjell Nistori.

    “Indikacionet fillestare flasin për një lidhje të mundshme me faktin se prokurori publik është duke vepruar në dy raste të ndjeshme në të cilat aktualisht është duke ndërmarrë intensivisht veprimet hetimore. Autoritetet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve”, thonë nga PThP.

    “Autoritetet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë.

    Ndryshe, prokurori shtetëror, Lupço Kocevski njoftoi se është zgjeruar procedura hetimore për rastin e njohur si “Aditiv”. Kocevski tha se janë arrestuar 8 persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi, ndërsa po hetohet edhe një person juridik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pesë zakone që prindërit duhet të shmangin nëse duan të rrisin një fëmijë të sigurt

    Lajmi i rradhës

    Neymar e ka të qartë se ku do të luaj pas aventurës te Santosi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë