Mësimdhënësit dhe shoqatat e gjeografëve të revoltuar me konceptin e ri mësimor

    Mësimdhënësit dhe shoqatat e ndryshme të gjeografëve shprehen të revoltuar me konceptin e ri mësimor për klasën e gjashtë që për herë të parë pritet të zbatohet në vitin e ardhshëm shkollor 2023-2024. Programi mësimor i prezantuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit parasheh që Gjeografia në klasë gjashtë të integrohet në Shkencat Natyrore bashkë me lëndët: Kimi, Fizikë dhe Biologji. Metodij Bogoevski, mësues i Gjeografisë në Manastir ka vërejtje të shumta për këto reforma duke shtuar se mbetet e paqartë se cili nga mësuesit e lëndëve të mësipërme do të mbaj orët e lëndës Shkenca Natyrore.

    “Unë kam kryer gjeografinë dhe si do të ligjëroj biologji ose një biolog të ligjëroj gjeografi, vërtet do të shkaktohet një problem i madh…Lirisht mund të them, më mirë të mbetemi pa punë se sa të ligjërojmë diçka për të cilën nuk jemi kompetent, për të cilën nuk kemi asnjë trajnim. Fillimisht u paralajmërua se do të ndahen në module, secili mësimdhënës do të ligjëroj temën e tij për të cilën është adekuat. Unë, si gjeograf temën e gjeografisë, biologu temën që ka të bëj me biologjinë. Megjithatë, nga këshilltari I Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, kohë më parë kërkuam takim dhe morëm informacionin se një mësimdhënës do t’i ligjëroj të gjitha ato tema në lëndën Shkencat Natyrore”, u shpreh Metodij Bogoevski, gjeogarf, sh.f “Kole Kaninski” Manastir.

    Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit nuk dhanë sqarime. Shkurt u përgjigjën se orën në Shkencat Natyrore do ta zhvilloj njëri nga mësimdhënësit e lëndëve të integruara. Gjithashtu, Bogoevski tha se reformat e vazhdueshme në arsim e kanë bërë dikasterin e Arsimit prodhues të problemeve arsimore.

    “Arsimi është një proces ku mund të përmirësohen shumë gjëra. Vazhdimisht paralajmërohen reforma të cilat mbështeten nga të gjithë. Mirëpo, kur vjen momenti i realizimit ato që janë menduar nuk janë të mira. Vazhdimisht po bëjmë kthim mbrapa në arsim. Tashmë 10 vjet punoj si mësues dhe jam dëshmitar se nga viti në vit po bëhet më keq në arsim, sikur Ministria e Arsimit të jetë ministri për prodhimin e problemeve në arsim”, shtoi Metodij Bogoevski, gjeogarf, sh.f “Kole Kaninski” Manastir.

    Nga Shoqata e Gjeografëve maqedonas thanë se do të ndërmarrin të gjitha aktivitetet për ndërprerje të zbatimit të konceptit dhe ruajtjen e statusit të lëndëve mësimore: Gjeografi, Kimi, Fizikë dhe Biologji. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mendësia që vjen nga moda dhe moda si ideologji

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet kushtetuese pa grup të plotë pune?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë