Skriningu në shkollat fillore dhe të mesme, mësimdhënësit: Të testohen të gjithë nxënësit

    Me fillim nga java e ardhshme 8200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme do të testohen nëse janë pozitiv në kovid 19, apo në mesin e tyre ka raste asimptomatike. TVM 2 qëndroi në shkollën e mesme “Cvetan Dimov”,  ku nga drejtoria u informuam se nxënësit për testim për praninë e Covid 19 do të zgjidhen rastësisht përmes ditarit elektronik, me pëlqim paraprak nga Ana e prindërve.

    Kjo shkollë do të mobilizohet për realizimin e skriningut.  Arsimtarët mundohen maksimalisht të rrespektojnë masat për mbrotje nga Covid 19, megjithatë kjo është shumë vështirë e realizueshme mu për faktin që klasat numërojnë edhe nga 34 nxënës, thonë nga drejtoria.

    “Prej fillimit të vitit jemi munduar që edhe nxënësit dhe profesorët që ti respektojnë maksimalisht masat  po besoni që është pak edhe vështirë në klasat ku i kemi nga 34 nxënës të respektojnë qind për qind por deri tash nuk kam pasur ankesa prej nxënësve dh e profesorëve që masat nuk respektohen.Informacionet që i kemi përzgjedhja e nxënësve do të bëhet prej dotarit elektronik  prindërit do të japin pëlqim se a do të duan fëmijët e tyre të jenë pjesë e skriningut dhe besoj se asnjë prind nuk do të  hezitojë të testohet fëmija” – tha Drejtori i SH.M “Cvetan Dimov”, Visar Durak.

    Në këtë  shkollë ka edhe profesorë që ligjerojnë lëndët e mjeksisë. Të njejtit thonë se edhe vetë mund të kryejnë testimin e nxënësve dhe i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që testimi të bëhet për të gjithë nxënësit .

    “Ti testojnë të  gjithë nxënësit së paku të na japin teste të shpejta edhe ne si profesor mundet tua bëjmë nxënësve, të japin një numër të caktuar që nxënësit që kemi ose me ndonjë simptom, kanë temperature ose dhimbje fyti ti testojmë ne vetë. Këtu kemi staf mjekësor dhe do të ishte mirë që të bëhet skriningu për të gjithë nxënësit, një here në javë. Por si ta shohë Ministria të arsyeshme, por është e domosdoshme” – tha profesoresha Myrvete Berisha Qazimi.

    Ditë më parë Ministri Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se i tërë procesi pritet të përfundojë për dy javë.

    Lajmi Paraprak

    Banorët e Vizbegut deri të martën kërkojnë zgjidhje për transportin e nxënësve

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria nesër heq kufizimet për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë