I refuzohet kompensimi | Komisioni konsideron se bëhet fjalë për pengesë të lehtë intelektuale

    36-vjeçari Donço Trajkoski nga fshati Creshnevë, Makedonski Brod është person me pengesë intelektuale. Ai thotë se e drejta e tij për kompensim, i cili i takon me ligji, i është mohuar në mënyrë të pabazë. Por, Komisioni i cili ka dhënë mendim konsullor nuk mendon ashtu. Donço e vizitoi redaksinë e TV21 për ta ndarë problemin me të cilin ballafaqohet.

    “Për herë të tretë paraqes kërkesë deri te Komisioni pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza” për ta realizuar të drejtën time për kompensim financiar për shkak të pengesës së rëndë. Sipas Ligjit dhe Rregullores, i plotësoj të gjitha kushtet ligjore për realizim të kësaj të drejte. Por, edhe përkundër të gjitha kushteve dhe kritereve ligjore dhe Rregullores së dhënë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni nuk e respekton ligjin. Më refuzon pa bazë dhe më thotë se ky kompensim nuk më takon”, tha Donço.

    Trajkoski konsideron se Komisioni punon në mënyrë joligjore dhe se duhet të shkarkohet që të mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij për kompensim si person me pengesë intelektuale.

    “Kërkesa ime është që komisioni aktual të shkarkohet, të hapet procedurë disiplinore nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, sepse ky komision nuk është kompetent dhe nuk punon sipas ligjit”, sqaron më tej Donço.

    Pas një kërkese të tillë, kërkuam qëndrim edhe nga Klinika e Psikiatrisë, prej ku na dërguan këtë përgjigje:

    “Kolegjiumi profesional i Klinikës së Psikiatrisë e konfirmon mendimin profesional të Komisionit”, vlerësuan nga Klinika e Psikiatrisë.

    Ata vlerësojnë se Donço Trajkoski ka pengesë të lehtë intelektuale, prandaj nuk është shfrytëzues i kompensimit financiar./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Pagoi 10 mijë denarë për dru, por u mashtrua

    Lajmi i rradhës

    Fushata për balotazh e përqendruar në problemet mjedisore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë