I vdiq bija në Onkologji, nëna e mllefosur: Nuk e mora nga rruga, e rrita vetë… Na vodhët gjithçka (Video)

    Në protestën e organizuar sot në Shkup, në shenjë revolte ndaj skandalit në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Universitare “Nënë Tereza”, një nënë është shprehur tejet e mllefosur me drejtorin e kësaj klinike, transmeton TV21.

    Ajo tha se bija e saj ishte në stadin fillestar të kancerit kur ishte shtrirë në këtë Klinikë, por pretendon se edhe asaj ia vodhën barërat dhe si pasojë bija vdiq.

    “A mendoni se do të dalë ndokush e do të iu vrasë dhe ai nuk e dinte çfarë të më përgjigjej. Kur i thash se gjëndrën mbrojtëse ia shkatërruat bijës sime, më tha: Unë për këtë nuk di gjë. Duhet çdokush të dijë për këtë. Ai pse nuk mban llogari ta rregullojë Onkologjinë, por vjedhin. Pse po ndodh kjo? Fëmija im nuk është hedhur në rrugë. Unë e kam lindur, e kam rritur… Si nuk u vjen turp. Na vodhën gjithçka, edhe zemrën të na e marrin. Le të ikin… Na e kanë shkatërruan jetën…”, tha ajo.

    Lajmi Paraprak

    Alternativa: Rasti i Onkologjisë të mos përfundojë njësoj si me tragjedinë në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Ballkani Perëndimor më afër apo më larg vitit 2030?

    Lajme tjera

    Si ta kurseni rrymën?

    Safete Haklaj jo gjithherë mund ta kursejë energjinë elektrike.Inxhinierja e elektro-energjetikës, e cila bashkë me familjen e saj…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë