Alternativa: Rasti i Onkologjisë të mos përfundojë njësoj si me tragjedinë në Tetovë

    Komunikata e plotë e Alternativës për Nistorin:

    Ashtu siç është i informuar opinioni i gjerë, në Klinikën Universitare të Onkologjisë dhe Radioterapisë po zhvillohen hetime për abuzim të rëndë me barnat për të sëmurët me kancer. Siç është raportuar në media, dikush nga të punësuarit në këtë klinikë ka bërë biznes me ilaçet shumë të shtrenjta, që janë të parapara për pacientë me sëmundje të rënda kancerogjene.

    Pavarësisht nga vendimet gjyqësore, këto dyshime flasin për krim të thellë në institucionet shëndetësore dhe paraqesin lajm të keq për të gjithë pacientët që shëndetin e tyre ia besojnë shëndetësisë publike. Për informacion të opinionit, duke pasur dyshime se aty ka abuzime, në kohën kur Alternativa e drejtonte dikasterin e Shëndetësisë, përmes ministrit Bekim Sali, ngritëm hetime dhe revizion, madje është shkarkuar drejtori medicinal, por me largimin tonë nga qeveria, pjesa tjetër tashmë dihet.

    Duke e dënuar këtë veprim të të punësuarve në Onkologji, AlternAtivA bën thirrje që ky rast të mos përfundojë nga Prokuroria Publike njësoj si cinizmi i saj me spitalin modular në Tetovë, ndërsa kërkon mbështetje dhe mbikëqyrje nga miqtë ndërkombëtarë që ta vëzhgojnë këtë lëndë, për të mos e lënë të bëhet objekt manipulimesh të njohura nga Prokuroria e Jovevskit.

    Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën dhe të mbledhim të dhëna, por edhe ta bëjmë betejën politike që sa më shpejt ta rrëzojmë këtë qeveri kaq të korruptuar e të pamëshirshme për jetët e qytetarëve të saj, sepse ajo nuk është e dëmshme vetëm në kuptimin politik dhe ekonomik, por është bërë e rrezikshme edhe për jetën fizike të qytetarëve.

    Lajmi i mirë në këtë fatkeqësi është se zgjedhjet janë shumë shpejt, ndërsa ky rast, edhe nëse fshihet nga zyrtarët qeveritarë, nuk do të harrohet asnjëherë dhe do ta rishikojmë në çastin e parë që do të jemi
    në qeveri.

    Lajmi Paraprak

    Rreth 10 mijë të rinj nga RMV përfunduan në bregdetin kroat, punuan në hotelet turistike

    Lajmi i rradhës

    I vdiq bija në Onkologji, nëna e mllefosur: Nuk e mora nga rruga, e rrita vetë… Na vodhët gjithçka (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë