Ibrahimi: opozita bëri mirë që nuk e votoi Talat Xhaferin

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Orhan Ibrahimi në Alsat, ka lavdëruar deputetët e opozitës shqiptare, të cilët një ditë më parë nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit ku u votua Qeveria teknike dhe Talat Xhaferi u zgjodh kryeministër teknik, përcjell Nistori.

    “Shumë mirë kanë bërë për shkak se është farsë, është lojë. Bile këtë lojë të madhe u munduan shumë mediume dhe gazetarë nga jashtë për t’i krijuar një pozicion kinse është duke ndodhur një ngjarje historike këtu tek ne me zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeministër. Në fakt është një hiç gjë siç e thash, kur para 8 viteve u zgjodh kryetar i kuvendit në të njëjtën formë thanë se është ngjarje historike, por pozicioni i shqiptarëve ka shkuar mbrapa”, shtoi Orhan Ibrahimi.

    Ndryshe, në seancën e 141-të në Kuvendin e RMV, Talat Xhaferi me 65 vota Për dhe 3 Kundër dhe të 0 të Përmbajtur është zgjedhur kryeministër i qeverisë tenike, e cila do të zgjatë tre muaj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në RMV nuk riciklohen mjaftueshëm mbeturinat, krijohen me bollëk

    Lajmi i rradhës

    Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë