Ibrahmi: Të zgjidhet njëherë dilema se përse është nevoja që të zgjerohet shumica parlamentare!

    Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, pjesë e Qeverisë, në ClickPlus në TV21 deklaroi se shumica aktuale është stabile dhe nuk ka nevojë për zgjerim, përcjell Nistori.

    “Kjo punë nuk është çështje që mund të zgjidhet sonte dhe unë mund të japë një përgjigje. Ne as nuk e kemi shtruar si çështje se a duhet të rritet shumica, sepse shumica është stabile. Ata që duan ta rrisin, duhet të tregojnë se pse? Në rast se ndonjë parti nuk ka numra, atëherë na thoni në rregull nuk janë numrat dhe jemi në rregull. Nëse vendos dikush, atëherë i bie se nuk respektohet marrëveshja sepse ne kemi një marrëveshje të nënshkruar”, tha Ibrahimi.

    Ibrahimi tregon se çfarë bisedoi Gashi me Kovaçevskin dhe Ahmetin!

    Ibrahimi ka zbuluar një pjesë të bisedës së lideri i kësaj partie, Afrim Gashi e ka zhvilluar në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

    “Gashi në takim u ka thënë: Në rregull, të merremi vesh pse rritet shumica? S’ka problem, ne nuk kemi asnjë problem me ASh-në, ata le të futen, vetëm i japin vlerë kësaj qeverie, por është çështja të merremi vesh pse? Arsyeja kryesore cila është? Nuk mundet arsyeja të kamuflohet me gjëra të paqena… “, tha Ibrahimi.

    Ibrahimi: Mungesa e numrave, për shkak të përplasjeve në BDI dhe LSDM

    Mungesa e kuorumit, si pasojë e të cilit del nevoja për zgjerimin e Qeverisë, sipas Zeqirija Ibrahimit të Alternativës vjen si rezultat i mungesës së numrave brenda BDI-së dhe LSDM-së.

    “Për shkak përplasjeve në BDI dhe për shkak përplasjeve në koalicionin e LSDM-së. Ne as nuk po i gjykojmë se pse është kështu, dhe as që jemi të lumtur për këtë. Ne vetëm duam të gjejmë arsyen”, tha Ibrahimi.

    Me LSDM-në apo BDI-në bënë marrëveshje? Ibrahimi: Me Zaevin

    “Ne marrëveshjen e kemi bërë me zotëri Zaevin. Por zotëri Gashi i ka thënë se këtë listë të resorëve ta bisedojë me Ahmetin dhe partnerët tjerë të koalicionit. Zaevi i ka thënë se të gjithë janë dakord” – kështu ka bërë të ditur Zeqirija Ibrahimi nga Alterantiva.

    Ai edhe njëherë ka pyetur: se çfarë po ndodh tani që synohet zgjerimi i Qeverisë dhe flitet se do të shkelet kjo marrëveshje për bashkëqeverisje.

    “I detyrojnë partitë shqiptare të mos marrin pjesë në Qeveri”

    Mosrepektimi i marrëveshjeve për bashkëqeverisje, mund të na sjellë në situatë kur partitë shqiptare nuk do të marrin pjesë në Qeveri, tha Zeqirija Ibrahimi.

    “Kjo nuk është çështje se do të rri apo jo Alternativa në Qeveri? Është çështje nëse partitë shqiptare do të marrin pjesë në Qeveri. Ju e dini shumë mirë, në vitin 2017 pse doli ASh prej Qeverisë? Sepse ia morën Ministrinë e Shëndetësisë….Storja e mosrespektimi i marrëveshje, po ndodh gjatë gjithë kohës dhe çështja është se a do të arrijmë kështu të funksionojmë?”, tha Ibrahimi.

    Analisti Albert Musliu, ka shfrytëzuar momentin që të kërkojë nga Zeqirija Ibrahimi që të inkurajojë Bekim Salin, bashkëpartiak dhe ministër i Shëndetësisë që të blejë ilaçin për fibrozën cistike.

    “E kam parë një emision te ju për fibrozën cistike. Ata fëmijë, ata kanë problem me një ilaç që duhet të përshpejtohet në Ministri. Mund ta inkurajoni ministri që ta… Ajo vajza ishte promotori më i mirë. Unë e mora si obligim dhe ku do të arrij do ta them. Nuk mundet gjithë ata fëmijë të vendosen në peng të një procedure, e cila duhet të përshpejtohet”, tha Musliu.

    Ndërkaq Ibrahimi i përgjigjet:

    “Kjo nuk është punë e Ministrit, por e Spitalit. Sigurisht se është e dhimbshme, por kjo punë nuk është punë që a e dëshiron ministri. Ju e dini se ne e kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë, dhe nuk kemi asnjë drejtor të asaj klinike… Ju garantoj se ajo çfarë varet nga Ministri, ajo bëhet”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kujdesi i tepërt dëmton fëmijët

    Lajmi i rradhës

    RMV, rrugët që po marrin jetë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë