IKËN MJESHTËRIT! Dibranët çdo ditë e më shumë ikin nga vendi!

    Edhe pse investitorët në sferën e ndërtimtarisë në komunën e Dibrës, për punëtorët gjithmonë kanë dhënë paga të majme, gjatë këtij viti edhe në këtë sferë ndjehet mungesa e krahut të punës. Gjatë muajve të kaluara mes atyre që kanë braktisur Dibrën dhe rajonin më të gjerë kanë qenë edhe shumë mjeshtër të Dibrës dhe rajonit të njohur në sferën e ndërtimtarisë. Duke ofruar pagat të larta nga biznesmen me prejardhje nga vendi i jonë e që merren me ndërtimtari në Itali, Zvicër, Gjermani dhe Austri, shumë muratorë, moler, suvatues etj, sot punojnë jashtë vendit. Kjo do të thotë se punëtorët të ndërtimit ia mbathën drejt perëndimit dhe në Dibër ka mungesë të tyre. Kohëve të fundit një pjesë e investitorëve dibran kanë siguruar mjeshtër nga Shqipëria, por mungesa e punëtorëve në sferën e ndërtimit është prezente.

    Tani më vite me radhë, shumë dibran të angazhuar në sfera të ndryshme kanë emigruar jashtë vendit. Kjo situatë ka shkaktuar probleme me mungesën të dorës të punës. Mungesa ndjehet në sferën e shëndetësisë, hotelerisë, në sferën e transportit, bujqësi, blegtorisë, por edhe në sferën e ndërtimtarisë. Mjeshtrit dibran në sferën e ndërtimtarisë kanë qenë të njohur edhe më parë. Mjeshtrit e Dibrës kanë treguar gjithmonë kualitetin e tyre të lartë dhe jo rastësisht thuhet: “nëse Stambolli digjet, dibranët e ndërtojnë”. Kjo do të thotë se mjeshtrit dibran gjatë shekujve kanë bërë një punë të palodhshme në ndërtimin e shumë objekteve qysh në perandorinë osmane dhe gjatë dekadave të kaluara. Sot ndjehet mungesa e tyre. Pagat e larta që ofrohen në sferën e ndërtimtarisë në shtete të Evropës, dukshëm kanë ulur numrin e mjeshtërve në vendlindje. Sot, kompanitë që bëjnë ndërtimin e objekteve të banimit në Dibër janë të detyruar të angazhojnë mjeshtër dhe punëtorë të tjerë nga sfera e ndërtimit nga viset kufitare të Shqipërisë. Në Dibër bëhet ndërtimi i ndërtesave kolektive për banim, janë angazhuar shumë punëtor nga Shqipëria. Në bisedën që patëm me disa nga investitorët na thanë se në krahasim me vitet e kaluara këtë vit ndjehet një mungesë e theksuar sidomos e muratorëve dhe betonierëve. Po sipas tyre edhe pse gjithmonë kanë ofruar paga të majme, interesi i punëtorëve të ndërtimit tani është drejt perëndimit.

    Shumë mërgimtarë nga Dibra dhe komunat rurale Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë që jetojnë në Gjermani dhe Itali, gjatë ndërtimit të objekteve të tyre në ato shtete realizojnë aktivitete ndërtimore me mjeshtër nga vendlindja. Në bisedën që patëm këto ditë me familjarë të cilët kanë fëmijët e tyre në Gjermani u informuam se fëmijët e tyre kanë ndërtuar shtëpi individuale me mjeshtër në sferën e ndërtimit nga Dibra dhe disa fshatra të Dibrës. Kjo do të thotë se mjeshtrit dibran kanë një kualitet të lartë të punës por njëkohësisht argumentohet fakti se angazhimi i punëtorëve të ndërtimit në Gjermani është shumë i shtrenjtë. Aktualisht sipas Ibrahim T. nga Dibra i cili punon si punëtor ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë, atje ka një pagë mujore prej 4 mijë eurove. Ai thotë se pikërisht për këta paga të larta ka braktisur Dibrën dhe tani më dy vite punon në këtë qytet Gjerman. Angazhimi i punëtorëve në sferën e ndërtimit nga Shqipëria sa do pak ka zbutur mungesën të punëtorëve të ndërtimit në Dibër. Por, siç thonë investitorët migrimi i shumë mjeshtërve dibran ndjehet. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mungesa e babait shkatërron zhvillimin emotiv të fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Fjalor i ashpër nga aktorët politikë të RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë