Ilire Dauti: ASK nuk është kompetente për kontrollin e kërkesave për shtetësi, keqpërdor me detyrën

    20 mijë qytetarë nuk mund të marrin shtetësi derisa kërkesat nuk i kontrollin Agjencia për Siguri Kombëtare. Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski deklaroi se e kupton problemin me bllokimin e kërkesave për shtetësi e që një pjesë janë me afate të skaduara, e premton se do të punohet me ritëm më të përshpejtuar.

    “Shërbimi për siguri shtetërore e cila është në kuadër të MPB ka trashëguar mbi 20 mijë kërkesa. Ritmi me të cilën është punuar atëherë ka qenë më e ulët se sa ritmi me të cilin po punohet tani mbi kërkesat. Nëse në atë kohë janë verifikuar dhe janë përgjigjur në rreth 100-200 kërkesa gjatë muajit, tani kjo është rritur në mbi 1 mijë përgjigje gjatë muajit. Në mënyrë plotësuese vetë verifikimet tani janë më të komplikuara duke pasur parasysh atë që jemi vend-anëtar i plotfuqishëm i NATO-s dhe për këtë shkak verifikimet janë më të gjata dhe përfshijnë kritere dhe pyetësorë, që është diçka më e komplikuar nga ajo që ka qenë më herët”, tha Kovaçevski.

    Në lidhje me deklaratën për bllokimin e shtetësive, foli koordinatorja e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti. Ajo thotë se sipas ndryshimeve në ligj që i ka propozuar vetë ASH, Agjencia për Siguri Kombëtare nuk ka kompetenca që të kontrolloj kërkesat për shtetësi. Dauti akuzon edhe partinë shqiptare në pushtet që po e zvarrit zbatimin e ligjit të ri, si dhe zv/ministrin e Punëve të Brendshme.

    “Prej momentit të sjelljes së ligjit, përfshirë këtu edhe dispozitën kalimtare ish pjesë e ndryshimeve ligjore që u bën para 6 muajsh, ku për fat të mirë arritëm edhe te miratimi i të njëjtit. Prej atij momenti e këndej do të duhet seriozisht tani e më të shihen gjithë ata të cilët guxojnë të mos e zbatojnë ligjin ashtu siç është sjell. Në një farë forme abuzojnë me detyrën zyratre që e kanë në institucion”, deklaroi Dauti.

    Dispozita kalimtare që është sjell me ndryshimet e fundit para gjashtë muajsh nuk i jep kompetencë agjencisë për siguri nacionale të trajtojë kërkesat e personave të cilët në bazë të dispozitës kalimtare kërkojnë shtetësi, shprehet deputetja Dauti. Në pyetjen se sa ka ndihmuar ndryshimi i ligjit për shtetësi që qytetarët të pajisen me këtë dokument, ajo thotë se nuk kanë të dhëna të sakta, duke shtuar se numri nuk është i rëndësishëm sa është problem që qytetarët nuk gëzojnë të drejtën për shtetësi. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    VAKSINIMI – nuk ka interesim për dozën e tretë

    Lajmi i rradhës

    811 kontratat në 2021, Kasami: Ata që nuk e kanë kryer punën, do t’u kërkohet t’i kthejnë paratë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë