Ilire Dauti, koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët

    Foto: Emir H

    Deputetja Ilire Dauti është zgjedhur koordinatore e grupit të deputetëve të Aleancës për
    Shqiptarët, njofton
    Nistori.

    “Jemi sot këtu si grup parlamentar i Aleancës për Shqiptarët për ta informuar opinionin se funksionimin tonë në kuvend do ta vazhdojmë si grup i veçantë i Aleancës për Shqiptarët, njëkohësisht ju njoftojmë se koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar do të jetë zonja Ilire Dauti”, deklaroi deputeti Elmi Aziri nga ASH-ja.

    Ndryshe, Dauti do të zë vendin e deputetit Skender Rexhepi Zejd, i cili deri më tash ishte koordinator i grupit parlamentare ASh-AAA. Zejdi u tërhoq nga ky post, pasi partia ku bën pjesë- AAA u bë pjesë e qeverisë së Zaevit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Parlamenti dhe një polici demokratike

    Lajmi i rradhës

    Vilet e dëshpërimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë