Iluzioni optik i urangutangut fiton kompeticionin ‘Fotografi i Vitit 2021’

    Një foto e vështirë për t’u kuptuar e një urangutangu me qiellin e reflektuar në ujë, fitoi çmimin e madh në kompeticionin Fotografi i Vitit 2021.

    Imazhi nga fotografi kanadez Thomas Vijayan, titullohej “Bota kthehet me kokë poshtë”, mundi 8,000 foto konkurruese për të marrë çmimin e madh me shpërblimin prej 1,500 paundë.

    “Imazhi i Thomas ishte vërtet unik dhe dallohej mes të tjerë nga paneli i gjykatësve”, themeluesi i kompeticioni Will Nicholls.

    “Pikëpamja unike dhe përbërja e saj të bën menjëherë të përpiqesh të kuptosh saktëisisht atë që po sheh.”

    Vijayan bëri foton e tij në Borneo, duke zgjedhur një pemë që rritet në ujë, në mënyrë që të merrte dhe reflektimin e qiellit për të marrë efektin “me kokë-poshtë”.

    “Ky imazh do të thotë shumë për mua pasi popullata e urangutangëve është reduktuar me ritme alarmuese”, tha fotografi.

    “Pemët janë më shumë se 1,000 vjecare, dhe një aset madhor për planetin tonë, të cilat tani po prihen për plantacionet e vajit të palmave”.

    “Ne si njerëz kemi shumë alternativa për të zëvendësuar vajin, ndërsa urangutangët nuk kanë opsione të tjera nëse humbasin habitatin e tyre.”

    Në galerinë e mëposhtme janë fituesit e kategorive të tjera, me përshkrimet e fotografëve përkatës:

    Foto e Vijayan fitoi gjithashtu për kategorinë e “Sjelljes së kafshëve”.

    Lajmi Paraprak

    LSM: Pushimi i lindje të zgjatë së paku 12 muaj dhe Covid-19 të trajtohet si sëmundje profesionale dhe të paguhet paga e plotë

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria luan me Uellsin, futbollistët janë optimistë para miqësores

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë