LSM: Pushimi i lindje të zgjatë së paku 12 muaj dhe Covid-19 të trajtohet si sëmundje profesionale dhe të paguhet paga e plotë

    Kontratat e punës në kohë të caktuar të mos zgjasin më gjatë se një vit, pushimi i lindje të zgjatë së paku 12 muaj, Kovid-19 të trajtohet si sëmundje profesionale dhe të paguhet paga e plotë, si dhe anulimi i nenit nga ligji që mundëson punëdhënësi të angazhojë punëtor të punojë jashtë orarit të punës tre muaj, e të mos i paguajë për këtë, janë vijat e kuqe nga të cilat nuk do të heqin dorë nga LSM-ja gjatë miratimit të Ligjit të ri për marrëdhënie të punës.

    “Kërkojmë që kontratat e punës në kohë të pacaktuar të mos zgjasin më shumë se një vit meqë mbi këtë bazë gjatë pandemisë së Kovidit humbën thuajse 70 për qind të vendeve të punës, e me këtë lamë një numër të madh të punëtorëve pa ekzistencë themelore. Pas skadimit të një viti kërkojmë që Agjencia për punësim me automatizëm ta transformojë marrëdhënien nga kohë të pacaktuar në të caktuar”, tha kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, në konferencën për media pas takimit me ministren Shahpaska

    Ai shprehet se do të angazhohen që Kovid-19 të trajtohet si sëmundje profesional, po edhe në ndërmarrjet private ata që do të shkojnë në izolim ose vetizolim të marrin 100 për qind të pagës, e jo 70 sikur të jenë në pushim mjekësor.

    Ai tha se me ministren janë harmonizuar tërësisht lidhur me çështjen e së dielës ditë jo pune. Mëditja e rritur për 100 për qind nga ajo themelore dhe do të marrin ditë të lirë. Punëtorët tjerë nga veprimtaritë në të cilat për shkak të specifikës ose domosdoshmërisë së funksionimit të shtetit do t’u lejohet të punojnë të dielën do të marrin mëditje të rritur për së paku 50 për qind dhe ditë të lirë, por, ajo mund të jetë edhe më e lartë nëse kjo përcaktohet me kontratën kolektive ose ndonjë ligj tjetëpr përveç Ligjit për marrëdhënie pune. Është kontraktuar që të punohet vetëm një ndërrim nga ora 10 deri në orën 18. Në takimin është kontraktuar edhe me kontratën kolektive punëtorët shëndetësor të mund të shfrytëzojnë pushim vjetor deri 36 ditë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Trafikantët e migrantëve në paraburgim, rritet numri i përpjekjeve për hyrje të paligjshme

    Lajmi i rradhës

    Iluzioni optik i urangutangut fiton kompeticionin ‘Fotografi i Vitit 2021’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë