Incident te parku kombëtar “Mali Sharr”, persona të panjohur kanë dëmtuar tre automjete

    Tre automjete janë dëmtuar nga persona të panjohur para drejtorisë së Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Automjetet, të cilat ishin të parkuara në hapësirën para institucionit, janë dëmtuar duke iu shpuar gomat, shkruan Nistori.

    Nga Parku Kombëtar bëjnë të ditur se nga incidenti ka pësuar një automjet zyrtar, një automjet të një mysafiri dhe një automjet privat që i përket njërit prej të punësuarve të institucionit.

    Nga parku kombëtar “Mali Sharr” e kanë dënuar ashpër incidentin, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë pengesë për funksionimin normal të institucionit dhe krijojnë ndjenjë pasigurie për të punësuarit dhe vizitorët.

    Rasti është raportuar menjëherë në organet kompetente dhe hetimet kanë nisur për të identifikuar kryerësit e veprës.

    “Me aktivitete të këtilla, krahas punës sonë të palodhshme, mund të provokonimkishim provokuar një akt të tillë vandalizmi nga ana e keqdashësve? Organet kompetente janë të informuara dhe po merren me zbardhjen e rastit. Shpresojmë se raste të tilla më nuk do të përsëriten”, thuhet në kumtesën e PK “Mali Sharr” dhe shtohet se ky incident nuk i frikëson të punësuarit, por, “kjo në mënyrë plotësuese i motivon edhe më tej që me këmbëngulje të punojnë në mbrojtjen e natyrës, zhvillimit të rajonit dhe luftën kundër armiqve të natyrës”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjermani vendos rekord botëror për kohën më të gjatë të kaluar nën ujë

    Lajmi i rradhës

    Deputetë apo njerëz që zbaviten me politikën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë