Incidenti me armë zjarri në Shkup – 31 vjeçari vdiq si pasojë e plagëve të rënda

    Personi i plagosur nga të shtënat e sotme në lagjen Bit Pazar, në rrugën “Vojdan Çernodrinski”, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Brendshme, e cila bën të ditur se viktima është A.S., 31 vjeç, përcjell Nistori.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, pas një përleshjeje mes dy grupeve prej pesë deri në gjashtë persona. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, A.S. mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Urgjente pranë Spitalit Shtetëror “Nëna Tereza”, ku më pas ndërroi jetë.

    Në vendin e ngjarjes, policia gjeti një numër të madh gëzhojash, si dhe dëme materiale në dyqanet përreth dhe në disa automjete të parkuara. Zona u rrethua menjëherë dhe forcat e rendit nisën hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e përfshirë në incident. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Witkoff takohet me Putinin, teksa Trump thotë se Krimeja “do të mbetet me Rusinë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë