Incidenti me tifozët e Levskit, Prokuroria kërkon paraburgim për katër persona

    Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar në Gjykatën Penale propozim për caktimin e masave të sigurisë ndaj katër personave për të cilët është iniciuar procedura për pjesëmarrje në incidentin në qendrën tregtare “Çairçanja” në të cilin u lëndua një shtetas bullgar.

    Ekziston dyshimi i bazuar se persona të moshës 28 deri në 32 vjeç kanë marrë pjesë në përleshje fizike me tifozë të klubit bullgar të futbollit “Levski”, të cilët kanë kryer vepër penale – Dhunë. Prokurori publik ka propozuar disa masa parandaluese për të dyshuarit: detyrim për t’u paraqitur herë pas here te zyrtari i caktuar në Gjykatën Themelore Penale, konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit, si dhe ndalim për të vizituar garat sportive.

    Ndërkaq është identifikuar personi i cili dyshohet se është përgjegjës direkt për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor shtetasit bullgar, por ende nuk është privuar nga liria dhe është shpallur në kërkim.

    Lajmi Paraprak

    A do t’ia ndryshojnë ndërkombëtarët mendjen opozitës për ndryshimet kushtetuese?

    Lajmi i rradhës

    Mërgimtarët gjallërojnë qytetin e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë