Filmi i metrazhit të shkurtë ”Ombrella” me regji të Ben Apollonit, do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër mbi Shëndetin Mendor që mbahet në Berlin.
Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të festivalit në rrjetin social Instagram.
”Po ju paraqesim një film të shkurtër nga Kosova, nën regjinë e Ben Apollonit. ”Ombrella” paraqet historinë e një gruaje e cila së bashku me vajzën pret burrin e saj të kthehet nga lufta”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com/