Incizoi pacienten në mënyrë të paautorizuar në spitalin e Tetovës, ndalohet në polici e punësuara

    SPB Tetovë njofton se dje më 28 nëntor është ndaluar një e punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës për shkak të dyshimit se ka incizuar një paciente në mënyrë të paautorizuar.

    “Pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (28- nëntor) rreth orës 20:10 kanë privuar nga liria 46- vjeçaren A.A. nga Bërvenica e Tetovës, të cilën paraprakisht e kishte raportuar 47-vjeçari I.B. nga Sllatina e Tetovës, se në Spitalin klinik të Tetovës, ku e njëjta ishte e punësuar, kishte incizuar një video në mënyrë të paautorizuar nënën e tij e cila ishte e shtruar në njërin nga repartet. Pasi e ka regjistruar videon, të njëjtën ajo e kishte postuar në rrjetet sociale.

    Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan

    Lajmi i rradhës

    PASURIA E BILALL KASAMIT!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë