Inflacioni në qershor shkon në 14.5 për qind

    Çmimet e ushqimit e arritën kulmin. Enti Shtetëror i Statistikave shënoi inflacion rekord prej 14.5 për qind, për muajin e kaluar krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Vaji ushqimor u rrit me më shumë se 50 për qind, buka për 30 për qind. Qumështi, vezët dhe djathi shiten me çmime gati 20 për qind më të larta brenda një viti.

    Ekspertët paralajmërojnë se masat për të zbutur goditjet e çmimeve duhet të vazhdojnë, por duhet të ketë edhe të reja.

    “Numrat janë të padiskutueshëm, masat që janë marrë në periudhën e kaluar. Besojmë se duhet të vazhdojnë për të mbajtur disi në vend trendin, që fatkeqësisht po e shohim të rritet dita ditës. Masat jo vetëm që duhet të zbatohen më tej, por duhet të gjenden edhe masa të reja. A duhet të ketë ngrirje të çmimeve? Unë mendoj se po”, tha Suzana Jordanovska-Profesoreshë universitare.

    Për të zbutur normën e inflacionit, Banka Popullore duhet të marrë masa më rigoroze dhe shtrëngim të politikës monetare me rritje të përsëritur të normës së interesit.

    “Ne kemi një rekomandim që politika monetare të jetë më restriktive, por edhe qeveria të bëjë politika të kujdesshme ekspansioniste, që synojnë kërkesën sepse ajo mund të sjellë inflacion edhe më të lartë”, u shpreh Rilind Ademi- Profesor i Ekonomisë.

    Krahas çmimeve të ushqimeve, statistikat për periudhën maj-qershor të këtij viti shënojnë rritje të çmimeve të karburanteve për 17,2 për qind, prenotimeve turistike për 6,4 për qind, transportit rrugor 4 për qind dhe shërbimeve në restorante dhe kafene për 2,5 për qind.

    Në fillim të muajit të kaluar u ndërprenë të gjitha masat e qeverisë për të zbutur goditjet e çmimeve, pas çka çmimet e produkteve ushqimore u rritën me rreth 20 për qind në vetëm 24 orë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kriza ekonomike ka rritur numrin e familjeve të varfra

    Lajmi i rradhës

    Lufta në Ukrainë eklipson samitin e G20-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë