Kriza ekonomike ka rritur numrin e familjeve të varfra

    Maqedonia e Veriut është lider në rajon kur bëhet fjalë për numrin e familjeve të varfra. 3% e popullatës jeton me vetëm 1,9 dollarë në ditë ndërsa 23,7% me 5,5 dollarë në ditë.

    Rektori i UNT-së, Izet Zeqiri gjithashtu tha se rritja e çmimeve ndikon drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë në vendin.

    “Dhe nga ky numër që është relativisht numër i madh, diku 440 mijë qytetarë jetojnë në varfëri dhe pjesa dërmuese, diku 8% e të varfërve janë të punësuar, 45 % të varfër janë të papunë, 7% pensionistët dhe diku 33% të tjerë. Kjo tregon se Maqedonia kryeson në vendet e regjionit, nëse analizojmë, për shembull Serbia ka 0,88% me varfëri absolute, Shqipëria ka 0,45 %. Gjitha vendet e Ballkanit kanë nën 1% kurse ne jemi me 3% dhe kjo ka tendecë të rritjes”, tha Izet Zeqiri, rektor i UNT-së.

    Zeqiri tha se Qeveria patjetër duhet të dalë me masa konkrete për zbutjen e varfërisë. Profesoresha Bukurije Imeri Jusufi tha se faktorët që shtyn njerëzit në varfëri janë rritja ekstreme e çmimeve të ushqimit dhe burimeve të energjisë.

    Një familje duhet të ndajë rreth 70% nga buxheti familjar që të mund të siguroj ushqim për një muaj dhe t’i shlyej shpenzimet e tjera elementare.

    “Një ndër rekomandimet është edhe të shihet mundësia ose të bëjnë skenar për zvogëlimin e akcizave, në këtë mënyrë që të zvogëlohet edhe barra e familjeve shkaku se diku rreth 40%, në këtë, 40% është për ushqim dhe 18% është rritur vetëm çmimi i energensave të naftës vetëm për një vit”, theksoi Bukurije Imeri Jusufi, profesoreshë.

    Dëshmi për rritjen e numrit të familjeve të varfra në vend është edhe rritja e numrit të rasteve sociale që për një periudhë dy vjeçare është plotësuar me 9 mijë familje. Nëse para dy vjetësh ky numër ishte 27 mijë raste sociale tashmë ky numër ka arritur në 36 mijë familje sociale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Protesta e opozitës në Shqipëri, ambasada e ShBA-së paralajmëron shtetasit amerikanë

    Lajmi i rradhës

    Inflacioni në qershor shkon në 14.5 për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë