Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 për qind

    Shpenzimet e jetës janë rritur për 4%, në krahasim me meriudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Entit Shtetëtror për Statistikë, rritja e shpenzimeve është në ushqimet dhe pijet joalkoolike për 4.3%, pijet alkoolike, duhanin me 9.0% , shpenzimet e kujdesit shëndetësor u rritën për 5%. Raporti tregon se çmimet me pakicë u rritën 4.1 për qind në bazë vjetore dhe u ulën 0.7 për qind në bazë mujore. Qytetarët, nga ana tjetër, thonë se mezi mund t’ia dalin në muaj.

    Anketë- Qytetar
    “Ato janë të larta, për ne janë të larta, për standardin tonë janë të larta ”

    “Asgjë nuk është liruar, plus janë ngritur, ato janë ngritur madje, nuk janë zvogëluar. Pra e gënjejnë popullin, i gënjejnë qytetarët”

    “Çdo rritje e ha/rrëzon çmimin e uljes, për fat të keq. Nuk ka ulje, vetëm shtrenjtim.”

    Eksperti ekonomik Faton Halili, paralajmëron një rritje prej 4% nga viti në vit të shpenzimeve të jetesës. Rritja e çmimeve, sipas tij, është rezultat i varësisë nga importi dhe mungesës së kapaciteteve të institucioneve për monitorimin e tregut.

    “Maqedonia është vend që varet nga importi dhe kjo shkakton rritjen e çmimeve”, tha Faton Halili, Ekonomist.

    Për të ulur shpenzimet e jetesës, Halili rekomandon rregullimin e tregut në mënyrë të natyrshme, rritjen e prodhimit vendas dhe forcimin e institucioneve në mënyrë që ata të monitorojnë dhe parandalojnë abuzimin e tregut./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Një vajzë e mitur është sulmuar dhe filmuar nga bashkëmoshatarët e saj në Karposh të Shkupit

    Lajmi i rradhës

    Tre persona dyshohet të kenë sjellë makina nga jasht dhe më pas me dokumente të falsifikuara i kanë regjistruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë