Infrastruktura rrugore në Tetovë ka mbetur në gjysmë

    Tani pesë muaj një pjesë e madhe e infrastrukturës rrugore në Tetovë e cila iu nënshtrua rikonstruimit ka mbetur në gjysmë. Pas ardhjes së përbërjes së re komunale, projektet u stopuan, me qëllim revidimin e tyre, dhe hetimin për shkelje eventuale, ndërsa u premtua se, me përmirësimin e motit të njëjtat do të vazhdojnë të asfaltohen. Në gjendje më të vështirë, mbetet rruga “Strasho Pinxhur”, ku juanë të përqendruar rreth 100 biznese të vogla, e të cilat kanë humbje të mëdha fillimisht nga pandemia, dhe tash e pesë muaj nga mungesa e kalimtarëve si pasojë e shkatërrimit të rrugës.

    “Kjo rrugë na pengon tepër, pluhur shumë ka, qarkullimi nuk është si duhet s`ka këmbësor, gjendje e jashtëzakonshme është kjo. Tregtinë e ka dëmtuar 90 për qind“, tha një  banor

    “Tepër na pengon, ishte e paraparë më një mars t’fillohet puna sipas vizitës së kryetarit, por e kemi thirr dy a tre herë do bëhet na thonë”, banor

    “Te puna na ka ndikuar shumë, edhe në punë edhe tek ajri edhe tek të gjitha. Veturat i dëmton njerëzit i dëmton se pluhur i madh bëhet”, banor

    Qind për qind i ka dëmtuar bizneset, rrini dhe shihni sa makina do kalojnë dhe sa njerëz. Njëqind herë na është thënë do bëhet, do bëhet dhe asgjë. Të paktën një shtresë të hollë ti vendojnë që të hiqet pluhuri, po të hysh në depo krejt pluhur është”, banor

    Në gjendje të këtillë janë edhe disa rrugë të tjera nëpër qytet që tash e pesë muaj nuk janë prekur. Nga komuna e Tetovës thonë se punimet në këto rrugë të mbetura do të nisin në prill. Ndërsa vonesat i  arsyetojnë me motin e ftoftë dhe me ngrica që ka bërë që të mos mund të punohet me asfalt. Premtojnë fillim të punimeve më fillim të prillit.

    “Me atë rrugë tashmë jemi në fazën e përgatitjeve përfundimtare të projektit dhe do ndërhyjmë me ujësjellësin e ri dhe kanalizimin sepse nuk ishin paraparë në projektin e filluar vitin e shkuar. Sipas parashikimeve tona deri në fund të qershorit do e dorëzojmë si projekt. Planifikojmë të fillojmë me përmirësimin e kushteve klimatike sepse bazat e asfaltit nuk janë me punë”, tha Memet Jonuzi. Shef i sektorit për veprimtari komunale

    Sipas Jonuzit, në disa punë që kishin filluar para zgjedhjeve, ka munguar projekti i mirëfilltë për asfaltimin e tyre, andaj është dashur që të ribëhen ndërsa një pjesë e madhe e rrugëve që presin asfaltimin por edhe atyre që u asfaltuan, janë bërë shtrimet me asfalt pa u rregulluar kanalizimi fekale, atmosferik dhe rrjeti i ujësjellësit, gjëra këto që kanë bërë që punët të rinisen nga e para. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri, INSTAT: Bie numri i nxënësve në tre për qind krahasuar me një vit më parë

    Lajmi i rradhës

    Çfarë mund të dëmtojë shëndetin e syve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë