Shqipëri, INSTAT: Bie numri i nxënësve në tre për qind krahasuar me një vit më parë

    Fotografi ilustruese

    Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave INSTAT, numri i nxënësve nga klasa e parë në të nëntën ka rënë me 3% krahasuar me vitin e shkuar. Janë disa faktorë që kanë ndikuar në zvogëlimin e numrit.

    Rënia e numrit të nxënësve ka prekur jo vetëm 4 vjeçaren , por edhe shkollat e mesme. Një nga arsyet është emigrimi i vazhdueshëm. Tanimë nuk emigrojnë vetëm individët, por ata profesionistë që sigurojnë një kontratë pune, emigrojnë familjarisht. Kjo për shkak të procedurave të thjeshtuara, që kanë caktuar vendet e BE-së, për tërheqjen e fuqisë punëtore. Por kjo çon në ndërprerjen e shkollës së fëmijëve, për ta vazhduar në vend të huaj, atje ku punojnë prindërit. Arsye të tjera lidhen me emigrimin konstant të të rinjve, rënien e numrit të lindjeve, rënien e numrit të martesave, shtyrjen e moshës kur burri dhe gruaja bëhen prindër për herë të parë.”– tha sociologia Entela Binjaku.

    Një dukuri tjetër që ne e shohim të trajtohet më pak, lidhet më faktin që shumë familje e kanë shkollën larg, ose mungon fare. Distanca e madhe ka bërë që fëmijët të mbërrijnë vonë në orët e para, plotësohet më pas numri i mungesave. Shumë prej tyre ndëshkohen për këtë gjë, ose demotivohen të ndjekin orët e mësimit. Ka ndodhur që o njëjti komunitet që e kanë nisur ciklin mësimor me 34 nxënës e ka përfunduar atë me gjysmën e kësaj shifre, pra 16-17 nxënës.

    Lajmi Paraprak

    Rrezikohet shëndeti i nxënësve nga pesha e çantës

    Lajmi i rradhës

    Infrastruktura rrugore në Tetovë ka mbetur në gjysmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë