Nisma “Më mirë për Tetovën” do të garojë me këshilltarë të pavarur në zgjedhjet lokale në Tetovë

    Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”, sot ka njoftuar se do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet lokale në vend, raporton Nistori.

    Nga kjo nismë, e cila është ndërmarrë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe nga profesionistë të fushave të ndryshme, njoftuan se do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të radhës për këshillin komunal të Tetovës me listë të pavarur.

    Përfaqësuesja e nismës, Elmedina Abdullahi tha se aktivizmin e tyre të vazhdueshëm që e kanë bërë deri më tani, do të tentojnë që ta vazhdojnë edhe brenda institucioneve.

    Sipas saj, qëllimet kryesore të nismës janë llogaridhënia institucionale, mjedisi i pastër dhe plani i qartë për qytetin.

    “Siç e dini, qyteti jonë është i degraduar, dhe e pamë të arsyeshme të bëhemi bashkë për të bërë diçka më mirë për qytetin, siç e meritojnë banorët. Jemi profesionistë të fushave të ndryshme dhe vendosëm që aktivizmin tonë ta vazhdojmë edhe brenda institucioneve”, tha Elmedina Abdullahi.

    Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen në muajin tetor. Tani për tani, kandidaturat për Tetovën i kanë shpallur Lëvizja Besa me Bilall Kasamin dhe PDSH-ja me Sadi Bexhetin. Partitë e tjera ende nuk i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Një lugë uthull molle para gjumit për shëndet të mirë

    Lajmi i rradhës

    Prej nesër fillon vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri në 17 vjeç

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë