Prej nesër fillon vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri në 17 vjeç

    Të hënën do të nis imunizimi i fëmijëve të moshës nga 12 deri në 17 vjeçare. Rreth 1800 fëmijë janë paraqitur në faqen “vakcinacija.mk”, nga prindërit ose kujdestarët e tyre. Kjo vjen pasi Agjencia Evropiane e Barnave në muajin maj miratoi vendimin për vaksinimin e fëmijëve. Mjekja e Klinikës së Fëmijëve Katerina Stavriq, thotë se studimet kanë treguar se vaksina Fajzer është e sigurt dhe efektive për fëmijët.

    Një apel i veçantë për fëmijët që kanë sëmundje kronike, kardiopati, sëmundje neurologjike dhe të tjera kronike, që përfshihen në grupin e rrezikut të lartë, duhet të vaksinohen. Sa për fëmijët e tjerë, është e dëshirueshme që ata të vaksinohen kryesisht për shkak të aktivitetit të tyre shoqëror, dhe ne shpresojmë që nga shtatori ata të fillojnë të ndjekin shkollën fizikisht, në mënyrë që ata të mbrojnë familjen e tyre – deklaroi Dr. Katerina Stavriq, Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve.

    Ndërkohë nesër vazhdon vaksinimi në terren në 53 vendbanime.

    Procesi i vaksinimit në terren është organizuar në bashkëpunim me qendrat shëndetësore nga secili qytet, vetëqeverisja lokale dhe bashkësitë lokale. Me ndihmën e mediave dhe njoftimeve, ata informojnë qytetarët për ditën dhe orën në të cilën do të vaksinohet fshati, lagjja ose vendbanimi rural – u shpreh Venko Filpçe-Ministri i Shëndetësisë.

    Qytetarët mund të vaksinohen pa termin në pikat e vaksinimit. Rreth 10 mijë persona u vaksinuan dje. Sipas të dhënave të fundit, 270,000 qytetarë u imunizuan me dy doza, pra rreth 13%. Në botë, popullsia në territorin Britanik, Gjibraltari është plotësisht e imunizuar, dhe në Maltë 80% i kanë marrë dy doza. Në rajon, para nesh është Shqipëria me mbi 15% të popullsisë së imunizuar me dy doza, Serbia me 38%, Greqia me 44%, ndërsa Kosova dhe Bullgaria deri më tani kanë më pak popullsi të vaksinuar sesa ne./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nisma “Më mirë për Tetovën” do të garojë me këshilltarë të pavarur në zgjedhjet lokale në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Shumë plazhe në Strugë pa roje shpëtimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë