Injoranti që shkroi “Katovicën”

    Kastriot Dervishi

    Një injorant (në kuptimin e plotë të fjalës), duke mos u bazuar askund, por vetëm në imagjinatë, shkroi keq një tekst që do shpërndahej në mënyrën më të pabesueshme si lënda e një teorie konspiracioni me emrin “Katovica”, gjoja e folur në tetor 1989 nga Ramiz Alia. “Strateg” i madh d.m.th. Alia, i izoluar këtu brenda, i dinte punët e Evropës edhe pa rënë Muri i Berlinit. Falsifikatori mbase po ta dinte se do shpërndahej teksti në këtë mënyrë, do ta çonte diku për korrekturë gjuhësore te ndonjë mësues gjuhe, apo do konsultohej me dikë për pamjen fotografike të dokumenteve të kësaj kohe.

    Teksti i mëtuar është shkruar me një makinë shkrimi të hyrë në Shqipëri pas vitit 1991. Nga tipologjia, shkrimi nuk ngjason me asnjë dokument origjinal të përdorur atë kohë nga Partia e Punës. Veç të tjerash, dokumentet e asaj kohe janë të gjitha më germën “ë”. Shkruesi i tekstit, besoj diku midis viteve 1995- 1998 (kur edhe doli), duket qartë që është moshë e madhe, amator, i palexuar, me shkollim të kufizuar dhe që nuk e njeh gjuhën shqipe. Qysh në hyrje, tregon padijen e tij kur vendos titullin: “Ja kush do jetë demokracia …”. Përemri “kush” u drejtohet vetëm frymorëve. Po ashtu, vijon me fjalë që nisin me germa të mëdha, kur duhet të jenë të zakonshme se nuk janë emra, as kanë diçka të veçantë, etj. Në formë të ngjashme me këtë “Katovicën”, të cilën e njohin polakët, por e dinë mirë disa shqiptarë, janë

    pseudonimet që shpërndahen, të cilat i njëjti kontingjent i kujton se janë të vërteta.

    Duke referuar vetëm fletën e parë, i ndërgjegjshëm se nuk i kam pikasur të gjitha keqshkrimet e tij, kam shënuar gabimet e fjalimit imagjinar, si dhe kam nxjerrë disa fjalë tipike, llahtarisht të shkruara keq nga përpiluesi i falsifikimit, si më poshtë:

    – “Demokracia e jonë”- demokracia jonë

    – “Kejo” – kjo

    – “ti” – t’i

    – “Perndimit” – Perëndimit

    – “Dizidencës” – disidencës

    – “anti- komuniste” – antikomuniste

    – “të persekuruarit Politk”- të persekutuarit politikë

    – “izmeqarët” – hyzmeqarët

    – “tu kompletojem” – t’u kompletojmë

    – “ti aferojmë” – t’i afrojmë

    – “kompesim” – kompensim

    – “presjon” – presion

    – “difekte” – defekte

    – “pasurija” – pasuria

    – “kujdese” – kujdes

    – “studjoj” – studioj

    – “pensjoniste” – pensionistë

    – “të sigurestruarve” – të sekuestruarve

    – “të çpronesuarve” – të shpronësuarve

    – “te pa rendesishme” – të parëndësishme

    – “qe ju njifet” – që u njihet

    – “as nje here” – asnjëherë

    – “tjeterin” – tjetrin

    – “materjalin” – materialin

    – “ç’do gje” – çdo gjë

    – “kanë hecur” – kanë ecur

    – “Misjonit tone” – “misionit tonë”

    Lajmi Paraprak

    Escobar: Uashingtoni pret që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE

    Lajmi i rradhës

    U ftua nga gjykata për organizimin e vizitës së Kurtit / Kasami: Koha e frikësimeve ka përfunduar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë