U ftua nga gjykata për organizimin e vizitës së Kurtit / Kasami: Koha e frikësimeve ka përfunduar

    Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Tetovës për të dhënë dëshminë e tij, për shkak të organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, më 11 gusht në Tetovë., përcjell Nistori.

    Kasami në një postim në Facebook e ka publikuar thirrjen për të dëshmuar, ndërsa thotë se “koha e frikësimeve ka përfunduar”.

    “Edhe një tentim për frikësim dhe heshtje, që më bën të kuptoj se sa frikë e kanë opozitën shqiptare. Me këto akte, po na e shtoni kurajon. Po e përsëris, koha e frikësimit dhe shantazhimit të shqiptarëve ka vdekur, ashtu siç është duke vdekur regjimi juaj. I detyrohemi vetëm qytetarëve dhe këtij populli, sa për regjimet e këtilla, nuk jemi frikësuar as në kohën e komunizmit, as tani. Koha juaj ka përfunduar. Numëroni ditët!”, ka shkruar Kasami.

    Ndryshe, kryetari i Komunës së Tetovës dhe ai i Çairit, Visar Ganiu, janë gjobitur nga autoritetet në RMV, për shkak të organizimit të pritjes së Albin Kurtit, gjegjësisht mos intonimit të himnit dhe mos vendosjes së flamujve maqedonas.

    Ganiu më herët ka dhënë deklaratë në polici, ndërsa Kasami duhet të paraqitet muajin e ardhshëm në Gjykatën Themelore në Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Injoranti që shkroi “Katovicën”

    Lajmi i rradhës

    7 ushqimet që kanë më shumë kalium se bananet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë