Inspektorati i Arsimit jofunksional mbi zhvillimet e fundit në UT

    Inspektorati i Arsimit është jofunksional dhe gjatë gjithë kohës, jashtë dinamikës së ngjarjeve. Alsat pyeti sot se a po zhvillojnë inspektime pas tërheqjes nga gara të tre kandidatëve për rektor, por nga atje thonë se nuk kanë marrë ankesa të tilla, dhe se na citojnë ligjin duke pranuar se janë duarlidhur dhe se janë mashë e ministrit të Arsimit. Përgjigjet na i kthyen pasi na gënjyen për të na pritur, dhe u mjaftuan me përgjigje me shkrim pas disa orësh.

    “Tre tashmë ish-kandidatët për Rektor të UT-së e thanë troç: Ka parregullsi, presione ndaj profesorëve dhe familjarëve të tyre dhe ndërhyrje të palëve të treta. Por përkundër kësaj, heshtja ka kapluar institucionin më kompetent për t’i hetuar këto dukuri, Inspektoratin e Arsimit”.

    Alsat kërkoi sot qëndrim nga inspektorati i Arsimit duke pyetur për rolin që ky inspektorat ka në lidhje me këtë çështje. Drejtori i inspektoratit na gënjeu duke thënë se kishte takime në kryeministri dhe pas shumë përpjekjeve tona, më në fund morëm vetëm përgjigjet me shkrim, i njëjti refren nga ky institucion se nuk ka kompetenca ligjore që prej ndryshimit të ligjit për arsim në kohën e ish ministres Renata Deskoska.

    Po ashtu, lidhur me pyetjet edhe për shkeljet dhe anulimin e parë të konkursit në UT, nga Inspektorati thonë të njëjtën gjë.,

    “Për parregullsitë e konstatuara gjatë mbikëqyrjes inspektuese, Inspektorati informoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe është ajo që duhet të veprojë në bazë të nenit 202, 203 dhe 204 të Ligjit për Arsim të lartë. Inspektorati nuk ka njohuri nëse është ankuar Universiteti i Tetovës në shkallën e dytë”, thonë nga Inspektorati i Arsimit.

    Lidhur me tërheqjen e fundit të tre kandidatëve për rektor, me ndryshimin e mundshëm të fletës së votimit, dhe mbi të gjitha opsioneve PO, JO, dhe ABSTENIM në fletëvotim, nga inspektorati theksuan vetëm këtë:

    “Inspektorati shtetëror i Arsimit deri në këtë moment nuk ka pranuar ankesa nga kandidatët të cilët u tërhoqën na gara për rektor”, njoftojnë nga Inspektorati.

    Megjithatë, nga Inspektorati nuk dinë të thonë, se çfarë do të bënin edhe nëse do të kishin marrë ankesa të tilla. Si një institucion me të drejta të cunguara, ku masat i merr vetëm ministri i Arsimit, ngrihen dhjetëra pikëpyetje se përse duhet të ekzistojë si i tillë si mashë politike, dhe përse duhet të rëndojë në buxhetin e shtetit. 

    Lajmi Paraprak

    Armando Iannucci: Putini është figurë e vetmuar që ushqehet me fakte që s’janë fakte

    Lajmi i rradhës

    Lewandowski mendon ta mbyllë karrierën te Barcelona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë