INSTAT: 29 për qind e të dënuarve në Shqipëri janë për çështje droge

    Në Shqipëri, 29% e të dënuarve janë për shkak të trafikimit, shitjes dhe prodhim lëndësh  narkotike.

    Referuar të dhënave të INSTAT, nga 4956 të burgosur në vitin 2021, 1431 janë vetëm për krime në fushën e drogës.

    Ndërsa në vend të dytë renditen të dënuarit për vrasje me 18 % të totalit të të burgosurve në Shqipëri. Ndërsa të dënuarit për vjedhje që zënë 14 % të totalit renditen në vend të tretë.

    Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave në Shqipëri 61 % e të dënuarve janë për shkak të krimeve në fushën e drogës, vrasjeve dhe vjedhjeve, ndërsa pjesa tjetër prej 39 % për vepra të tjera penale.

    Të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tregojnë se femrat rezultojnë viktima në krimet seksuale dhe dhunës në familje.

    Në vitin 2021, në totalin e personave të dëmtuar për krime kundër personit, femrat përbëjnë 27,8 % të të dëmtuarve dhe përqindja më e madhe e tyre vihet re në krime seksuale, krime kundër moralit dhe dinjitetit si edhe krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes.

    Lajmi Paraprak

    Përqindja e pabarazisë mes të varfërve dhe të pasurve në RMV rritet nga viti në vit

    Lajmi i rradhës

    PD nuk ka nevojë për hapje apo bashkim pa moral, por për reformim të thellë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë